Pjesmarrës nga 20 vende të ndryshme të botës, por në garën e Voskopojës spikat një 83 vjeçar

2019-09-16 0

Është organizuar për të dytin vit nga Trajl Raning Albania gara e Voskopojës, pjesë e të cilës janë bërë 20 garues nga të gjithë vendet e botës. Në këtë garë ka patur tre disiplina vrapi, duke filluar nga 5, 10 dhe deri në 21 kilometra, për meshkuj dhe femra.

Përveç sportistëve profesionistë pjesë e garës kanë qenë edhe të apasionuar pas vrapimit dhe aktivitetit fizik.Këto gara përveç praktimit të sportit i ofrojnë garuesve edhe një eksperiencë ndryshe, pasi shtigjet malore të Voskopojës shquhen për bukurita e rralla. Aty ndërthuren tradita, kultura dhe kulinaria, të cilat e bëjnë garën e Voskopojës një eksperiencë të paharrueshme.

Mbi të tjerët në këto gara mori pjesë edhe holandezët Herman dhe Judith, të cilët vrapuan për 5 km së bashku me dy fëmijët e tyre. Ndërkohë mes garuesve në disiplinës 10 kilometër ishte edhe 83-vjeçari Nexhat Xhalçe i cili vijon të befasojë me energjitë e tij, duke sfiduar të tjerë sportistë shumë më të rinj në moshë.