Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj zgjodhën të vizitonin këtë ditë të parë, shkollën e muzikës ?Servete Maçi? në kryeqytet.
Kjo është një nga shkollat e rindërtuara nga e para. Kryeministri Rama tha se janë rreth 200 shkolla të reja në të gjithë vendin. Si arritje, ai vlerësoi ndarjen e arsimit nga politika.
?Sot kemi një trupë mësimore të mbrojtur nga sulmet e jashtme të politikës, apo nga kthetrat e politikës, apo nga imponimet e deri djeshme të korrupsionit dhe ryshfetit?.
Rama u ndal edhe tek ankesat e disa prindërve për librat e përdorur, por shpjegoi se arsyet e nismës nuk janë vetëm financiare.
?Ruajtje e librave dhe të tjerave që vinë pas nuk është thjesht çështje materiale. Por dhe një çështje edukimi dhe dashurie për të?.
Ndërsa kryebashkiaku i Tiranës u ktheu përgjigje akuzave të opozitës për ndërtimin e shkollave në partneritet me privatin.
?Unë dëgjoj shumë që thonë; u bënë këta me PPP. Patjetër që po. Një privat e bën këtë. Me punë vullnetare nuk e bënim dot. Patjetër që me një privat, patjetër që do t?ja japim paratë me këste. Jemi në kushtet që nuk i kemi mundësitë sot. Duhet guxim. Njoh shumë politikanë qaramanë që ankohen, pro që shumë pak që kanë guxim dhe thonë që; ?Kjo do të bëhet. Do ta hamë të gjithë pështymën, lumin e sharjeve. Por në finale do të flas puna?. Dhe sot flet puna?.
Veliaj tha se shumë shpejt Tiranës do t?i shtohen 17 shkolla të reja që do të shmangin përfundimisht mësimin me 2 turne.
Tv Klan