Vrasja mafioze e ish policit, i arrestuari gati të bashkëpunojë - News, Lajme - Vizion Plus

2019-09-16 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV I arrestuari i vetëm për vrasjen e ish-policit Santiago Malko u la në burg nga Gjykata e Tiranës.I vënë në pranga për mos kallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, Blendi Teta akuzohet se ka patur dijeni për ekzekutimin pasi ditën e vrasjes është pare ne vendin e ngjarjes teksa lëvizte me një automjet ?Skoda? ne pronësi të bashkëjetueses së tij.Në seancën me dyer të mbyllura 39-vjeçari është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë me autoritetet, por ka mohuar te jete i përfshirë ne vrasje.Blendi Teta u ndalua të shtunën nga policia e Tiranës ndërsa prej disa ditësh ishte vënë në përgjim nga prokuroria.Mësohet se ai ka treguar përballë hetuesve se ditën e vrasjes ka qëndruar nën shoqërinë e disa personave që dyshohen nga policia si autorë por më pas është larguar pasi ka kuptuar se po ndiqnin një makinë ?BMW X5?.39-vjeçari gjithashtu ka deklaruar se vrasjen më pas e mori vesh nga televizionet.Burime nga policia bëjnë me dije se per ekzekutimin e ish policit 26 vjeçar janë shpallur në kërkim edhe 3 persona të tjerë ndërsa shkak dyshohet një konflikt i vjetër i viktimës.