http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Mijëra banorë që i kanë shtëpitë pranë Lumit Buna në Shkodër prej kohesh janë përballur me përmbytjet si pasojë e reshjeve të dendura.Për ti paraprirë vërshimit të ujërave, Ministria e bujqësisë dhe zhvillimit rural po ndërhyn me dy projekte për rehabilitimin e argjinaturës së Bunës në fshatrat Pentar e Luarëz me gjatësi 6.5 km. Investimi kap vlerën e 128 milionë lekëve.?Kjo është një argjinaturë e cila po përforcohet e gjitha me shtresë betoni. Ka qenë nga pikat më të dobëta që përmbytej vazhdimisht. Përmbytja më e madhe ka qenë ajo në vitin 2011 kur u bashkua Drini me Bunën. Kjo argjinaturë tani do të mbajë rreth 1200 hektarë tokë të shfrytëzuara shumë nga fermerët e zonës.Investimi sipas ministrit Çuçi do ti japë fund përmbytjeve.Kjo është një nga ndërhyrjet më serioze që po i bëjmë argjinaturës së Bunës. Me këtë ndërhyrje kemi një garanci shumë të madhe që nga Buna nuk do të kemi më shqetësime përsa i përket përmbytjeve. Prej vitit 2013 në Shkodër janë dhënë rreth 1 miliard lekë investime në infrastrukturën e mbrojtjes nga përmbytjet dhe për skemat e ujitjes.Ndërhyrjet parashikojnë forcimin e qëndrueshmërisë së argjinaturës, duke veshur me beton skarpatën e brendshme.