KAVAJË- Një tjetër aksident ka ndodhur ditën e sotme, pas atij që i mori jetën një burri në aksin Pogradec-Korçë. Aksidenti ka ndodhur në Golem të Kavajës mbrëmjen e sotme.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se në këtë aksident janë përfshirë një autobus një furgon dhe një makinë e vogël. Nga aksidenti është lënduar vetëm drejtuesi i furgonit.
Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, momenti kur është hapur dera e furgonit dhe dërgimi i të plagosurit në spital.