http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një ditë përpara nisjes së sezonit të ri shkollor Policia Rrugore e Tiranës ka hartuar një plan veprimi në lidhje me menaxhimin e trafikut si dhe kontrollin e mënyrës së transportit të fëmijëve deri ne12 vjeç, për të cilët kërkohet përdorimi i sistemeve të fiksimit. Patrullat do të jenë të angazhuara në çdo shkollë që orët e para të mëngjesit dhe pas mbylljes së procesit mësimor.Kreu i rrugoreve thotë se shoferët neglizhojnë zbatimin e rregullave te qarkullimit ndaj apelon qe te behet me shume kujdes. Gjatë muajit shtator policia do të vijojë kontrollet për mikrobusët dhe furgonet që kryejnë transportin e fëmijëve.Ndërkohë ne 3 muajt e verës sipas policisë rrugore numri i aksidenteve krahasuar me te njëjtën periudhe te një viti më parë ka qene me i ulet. Por problematik mbetet drejtimi i mjetit ne gjendje te dehur ky çdo jave vendosen 100 gjoba.