Kosova tërësisht e ka ndërtuar autostradën me Maqedoninë e Veriut. Shqipëria është duke e ndërtuar autostradën drejt Dibrës, kurse autoritetet vendore nuk mund të fillojnë me ndërtimin e 2.5 kilometrave të autostradës drejt Bllacës. Përsëri është shtyrë afati për dorëzimin e ofertave për ndërtimin e aksit të parë të kësaj autostrade drejt Kosovës. Ekspertët e fushës së prokurimeve publike thonë se procedurat e këtilla në vend, nuk dërgojnë sinjal të mirë deri tek ofertuesit potencial.