RTV Ora - Kantina Duka feston vjeljen e rrushit dhe restorantin e ri

2019-09-16 4

#rtvora
Kantina Duka në Durrës festoi vjeljen e rrushit, prezantoi verën e prodhuar dhe inauguroi një restorant të ri të hapur për të githë. Agron Duka jashtë kostumit të politikanit kërkoi më shumë mbështetje nga qeveritë për vreshtarinë, teksa theksoi se sot në vend ka 50 % më pak sipërfaqe se vitet '90.

Vjelja e rrushit dhe prezantimi i verës së re është gjithmonë festë për Kantinën Duka në Durrës.

Vreshti ?Duka? shtrihet në kodrat e Ishmit, ku poshtë saj zgjatet Adriatiku dhe vera e prodhuar aty konkurron denjësisht në tregjet kombëtare e ndërkombëtare.

I zhveshur nga kostumi i politikanit, Agron Duka, në cilësinë e investitorit kërkon nga qeveritë më shumë politika mbështetje për vreshtarinë, ndërsa sfida e kantinës është të bëhet me e mira në vend

Duka: Të majtë dhe të djathtë të subvencionojnë dhe të japin mundësi që të shtojmë vreshtat në Shqipëri. Sot kemi 10.300 hektarë, sa gjysma e vitit '90.

Veç prodhimit të verës, vreshta është vënë në funksion të agroturizmit tashmë me një restorant të ri

Kreu i Shoqatës së Turizmit e cilësion një vlerë të shtuar për ofertën turistike.

"Duhet të shkojmë drejt agroturizimit dhe investimit në bujqësi dhe agroturizëm sepse suksesi është i sigurt."

Në festën e Kantinës Duka ishin të pranishëm përfaqësues të trupit diplomatik, politikës, artit e kulturës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kantina-duka-feston-vjeljen-e-rrushit-dhe-restorantin-e-ri

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz