Report TV - Vajza fajëson vendin tonë për vdekjen e të fejuarit: Ne u lamë të vetëm në det!

2019-09-16 0

Sonia Mercato ka treguar se i fejuari i saj vdiq ngaqë nuk iu dha në kohë ndihma në Shqipëri. Matteo Sartori është 33 vjeçari që vdiq 5 ditë pasi u aksidentua në kroçera rreth 20 milje larg Durrësit.

Çifti italian ishin duke ngrënë darkën e fundit të planifikuar nga udhëtimi me një kroçere kur Matteo, pësoi një prerje të vogël nga një krustace deti. Më pas ai shkoi menjëherë në kabinë për të vendosur një ngjitës, por vuante nga hemofobia dhe duke parë gjakun, ai zbehet dhe përplas kokën."Matteo dhe unë do të martoheshim. Në vend të organizimit të dasmës do të më duhet të shkoj në funeralin e tij. Kjo është diçka e pakonceptueshme" ka thënë Sonia.

Anija u drejtua drejt portit të Durrësit dhe Marko u transportua nga një anije patrullimi për transport mjekësor. Gjatë natës, ai u transportua në spitalin e Traumës në Tiranë, ku u vendos në kujdes intensiv për gati tre ditë.

Më pas prindërit e tij e transferuan në spitalin Sant'Antonio në Padova, Sartori, por në gjendje të rëndë për jetën. Sonia është shprehur plot zemërim: ?Ndihma mbërriti vonë?.

Për mediat italiane ajo është shprehur: "Në Shqipëri nuk kanë pajisje për t'u marrë me këtë lloj emergjence. Ata nuk arritën të vinin dhe të merrnin Matteon me një helikopter dhe u humb shumë kohë. Ne u lamë të vetëm në det. Ai ishte një person i mrekullueshëm, i pëlqyer dhe i vlerësuar. Që kur fatkeqësia ndodhi, nuk mund të fle më në shtëpinë tonë dhe kam shkuar te prindërit e mi".

Sonia tregon më tej se i kanë dhuruar organet e Matteos, ndërsa datën e funeralit nuk e kanë përcaktuar akoma.

Free Traffic Exchange