TIRANE - Deputetja e Partisë Demokratike Oriola Pampuri në një deklaratë nga selia e PD-së nxorri një audio-"përgjim" të kreut të ALUIZNI-t, Artan Lame me stafin e tij ku u kërkon punonjësve të angazhohen në fushatë për zgjedhjet duke harruar ditën e shtunë si ditë pushimi. Sipas kësaj bisede, Artan Lame i thotë stafit se janë dy muaj para zgjedhjeve dhe kërkon ndihmën e mbështetjen e tyre për legalizimet. Lame kërkon të punohet edhe ditën e shtunë gjatë kësaj periudhë zgjedhore, në të kundërt siç ai shprehet do të njoftojë ministra ose deputetë të sjellin në atë vend pune persona të tjerë. PD thotë se kjo është një provë për emërimet politike në administratë.