KUKËS- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit, pranë fshatit Gziq, ku një vajzë e mitur ka humbur jetën.
Ajo ishte në makinë me babain e saj, kur në një moment, shoferi ka humbur kontrolli dhe makina Toyta Yaris" është përplasur me anësoret e autostradës.
Vajza e mitur pësoi dëmtime të rënda ku fillimisht humbi të dy gjymtyrët e këmbës, dhe pas transportimit me urgjencë në Spitalin e Traumës, ndërroi jetë.
Siç raporton gazetari i Report Tv nga vendi i ngjarjes, ambulanca ka mbërritur pas 40 minutave. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ka nisur hetimet.