Report TV-Platforma kombëtare e PD së për daljen nga kriza në duart e ekspertëve

2019-09-14 0

Partia Demokratike dhe aleatët e saj pritet që në ditët në vijim të prezantojnë platformën kombëtare për zgjidhjen e krizës politike në vend. "Sikur mund ta merrni me mend, tema kryesore ishte raporti i OSBE-së që rrëzoi farsën e 30 Qershorit. Është raporti i një ngjarje kriminale dhe një shtet normal do të bënte bazë për nisjen e veprave penale për shumë persona dhe institucionale, ndërsa ka treguar se në Shqipëri nuk ka shtet dhe institucione.

Raporti tregon se këtu ka rënë shteti, drejtësia dhe gjykatat. Këtu janë përfshirë të gjithë nga kryeministri tek KQZ, numëruesi dhe vëzhguesi. Në Shqipëri ka marrë fund shteti i së drejtës dhe raporti tregon se Rama ka varrosur shtetin e së drejtës. Sot ndeshemi me një shtet privat, kriminal dhe personal të Ramës. Prioriteti jonë është ti japim fund kësaj gjendje duke vendosur demokracinë dhe legjitimitetin.