KUKËS-Një magazinë me materiale ndërtimi u përfshi nga flakët dhe u dogj mesditën e sotme në zonën industriale. Si pasojë e flakëve përpos materialeve të ndërtimit u dogj edhe një makinë që ndodhej brenda.
Zjarri përparoi me shpejtësi pasi ndër materialet që u dogjën në magazinë ishin goma, bojëra dhe kimikate duke e favorizuar përhapjen. Dy zjarrfikëse pas më shumë se 30 minuta luftë me flakët i vendosën nën kontroll.