Cameron: Kerkoj falje per referendumin e Brexit

2019-09-14 0

Kur kanë kaluar 3 vjet nga referendumi i Brexit që vendosi për shkëputjen e Britanisë së Madhe nga BE, arkitekti i votës popullore të 23 Qershorit 2016, ish-Kryeministri David Cameron shprehet thellësisht i keqardhur për pasojat që solli referendumi.
Në një intervistë për ?The Times?, Cameron rrëfen gabimet, pendesat dhe netët pa gjumë që kishte kaluar pas rezultatit që përçau Britaninë e Madhe. I tradhtuar thotë se është ndjerë nga dy bashkëpunëtorët e tij më të afërt, kryeministri aktual Boris Johnson dhe mikun e tij të ngushtë Michael Gove, për të cilët thotë kanë pasur një qëndrim të frikshëm.
"Kam folur pak me kryeministrin, më shumë me SMS, por Michael ishte një mik shumë i mirë, pra ishte shumë më e vështirë. Zoti Johnson, Zoti Gove dhe disa të tjerë e lanë të vërtetën në shtëpi gjatë fushatës së referendumit. Boris nuk ka folur kurrë për t?u larguar nga BE. E mendoj çdo ditë referendumin, pasojat dhe thellësisht i shqetësuar për se çfarë do të ndodhë më pas".
Megjithatë ish-Kryeministri, i cili loboi për të qëndruar në BE, mbron vendimin për të shkuar në referendum, duke thënë se çështja duhej përballur, por thekson se shumë gjëra duheshin bërë ndryshe.
Cameron kritikoi gjithashtu strategjinë e Boris Johnson-it për të pezulluar parlamentin në këtë moment. Ndërsa një referendum të dytë i Brexit thotë se me rrëmujën që është krijuar, është i pamundur.

Free Traffic Exchange