KORÇË-Banorët e Qafzezit kanë dalë në protestë pasi pretendojnë për punime selektive të banesave të prekura nga tërmeti. Sipas tyre, nuk po bëhet një ndarje e drejtë e punimeve të banesave që janë shembur nga tërmeti dhe sipas tyre familjet po përzgjidhen sipas partisë që mbështesin.
"Jemi në qiell të hapur. Po flemë në kasolle. Askush nuk mendon për ne. lista është selektive më anë të partive. Jemi në situatë alarmante. Po na gënjejnë. Duam zgjidhje. Dimri po afron dhe s'kemi ku të shkojmë. I lutemi kryeministrit të vërë dorë dhe të na ndihmojnë. Të ngihet një komision nga qeveria sepse pushteti këtu po na vjedh", shprehen banorët.