Apeli rrëzon kërkesën për lirimin nga burgu/ Izet Haxhia: Çështja ime trajtohet politikisht

2019-09-14 2

TIRANË- Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka rrëzuar kërkesën e Izet Haxhisë për lirimin nga burgu, me argumentin se i ka mbaruar afati i paraburgimit. Burime për Report Tv nga brenda sallës së gjyqit bëjnë me dije se Haxhia ka pretenduar se çështja e tij po trajtohet politikisht.

"Unë nuk i jam shmangur drejtësisë, për t'u përballur me drejtësinë vendosa të kthehem në Shqipëri dhe të përballem me akuzat. Kërkoj nga ju të jeni të paanshëm dhe të jepni vendime të drejta pasi çështja ime trajtohet dhe politikisht", mësohet të ketë thënë brenda sallës së gjyqit Izet Haxhia.