Veliaj: Aksion pastrimi para fillimit të vitit të ri shkollor - News, Lajme - Vizion Plus

2019-09-13 3

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Tirana do të jetë gati më 16 shtator për të pritur nxënësit për vitin e ri shkollor. Krahas punës për ndërtimin e shkollave të reja dhe rikonstruksionit të atyre ekzistuese, nesër në kryeqytet nis një aksion i gjerë pastrimi, kryesisht pranë shkollave.Në takimin me administratorët e njësive dhe drejtuesit e institucioneve në varësi të Bashkisë së Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që t?i bashkohen nismës për një mjedis më të pastër.?Të shtunën e fundit të verës, që është data 14 shtator, do të kemi një ditë aksioni ?Pastro Tiranën në një ditë?. E kemi kthyer në zakon, para se të fillojë viti i ri shkollor, sidomos në të gjitha terrenet rreth e përqark shkollave, kopshteve, çerdheve, të bëjmë një aksion pastrimi?.Ky vit i ri shkollor e gjen kryeqytetin me një numër të konsiderueshëm shkollash të rikonstruktuara.?I falenderoj të gjithë ata që një pjesë të madhe të verës e kaluan duke punuar për përgatitjen e vitit të ri shkollor. Kemi kryer ndërhyrje të paimagjinueshme në numrin më të madh të shkollave, përpos ndërhyrjeve kapitale nga stafi i punëve publike. Shkolla e re që hapet këtë vit është ?Servete Maçi? në Njësinë 9. Synojmë që ta bëjmë ?Servete Maçin? një shkollë 24/7; do të thotë që salla e koncerteve, palestra, të jenë të hapura për komunitetin. Shkolla ?Sabaudin Gabrani? tek Njësia 7 dhe ?Konferenca e Pezës?, i janë nënshtruar rikonstruksionit të plotë. Po ashtu edhe shkollat ?Gustav Majer? dhe ?Mihal Grameno??, tha Veliaj, ndërsa renditi edhe një sërë investimesh të rëndësishme që janë bërë në periferi si shkolla 9-vjeçare në Surrel, shkolla 9-vjeçare në Ndroq e kopshte, çerdhe në Kodër-Kamëz.Kreu i Bashkisë u bëri thirrje të gjithë prindërve të regjistrojnë fëmijët e tyre në shkollën më të afërt.?Një prindi i duhet thënë, këmbëngulja për ta çuar fëmijën në një shkollë tjetër, është në fakt dëmi më i madh që i ke bërë jo vetëm fëmijës tënd, por edhe 40 të tjerëve. Të merr një orë kohë vajtje dhe një orë kthim. Janë dy orë në ditë, herë 300 ditë, janë 600 orë. Pra, 600 orë për një fëmijë janë mjaftueshëm për të mësuar një gjuhë të huaj?.Një vëmendje do i kushtohet edhe procesit të shpërndarjes së librave falas.?Dua ta ndiqni procesin e librave nga klasa e 6 deri në klasën e 12 për familjet në nevojë. Pra, qeveria i ka bërë falas nga klasa e 1 deri në klasën e 5, por ndërkohë është detyra juaj që javën e parë të shkollës, t?i japim drejtim sa më të shpejt çështjes së librave për familjet në nevojë për klasat e tjera?.Me fillimin e vitit të ri shkollor, rikthehet edhe regjimi i qarkullimit për mjetet që kryejnë furnizimin e dyqaneve në mëngjes. Kjo masë e Bashkisë së Tiranës ka për qëllim të ulë fluksin e trafikut në orët kur nxënësit e Tiranës shkojnë në shkollë, si dhe synon që fëmijët të mos humbin orën e parë të mësimit.Një tjetër porosi e kryebashkiakut Veliaj për administratorët lidhet edhe me kremtimin e 75-vjetor...