Report TV -Rama takon Merkelin në Gjermani për hapjen e negociatave

2019-09-13 0

BERLIN- Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Gjermani për të lobuar për hapjen e negociatave. Paraditen e sotme Rama është pritur nga kancelarja Angela Merkel. Kreu i qeverisë shqiptare është shprehur pas takimit me kancelaren gjermane se ajo ka patur vlerësime shumë inkurajuese pozitive dhe me një predispozitë pozitive për të çaur përpara hapjen e negociatave për Shqipërinë. Rama ka deklaruar se ky është një proces që kalon nëpërmejet Bundestagut dhe diskutimeve në grup.

"E kemi filluar ditën qysh herët sot, me këto takime dhe do të vazhdoj të takoj edhe grupe të vogla, apo individë të rëndësishëm në Bundestagun gjerman. Por, sigurisht, takimi me Kancelaren ishte ai që kishte rëndësi të veçantë dhe pa dashur të shkoj përtej asaj që mund të them për momentin, edhe në respekt të Kancelares dhe le të themi të konfidencialitetit formal të takimit, - Kancelarja pati vlerësime shumë inkurajuese pozitive dhe ajo që është më e rëndësishme, një predispozitë shumë pozitive për ta çuar përpara këtë proces dhe për të arritur në një përfundim pozitiv, që do të thotë një mbështetje e Gjermanisë për atë çka të gjithë dëshirojmë.