RTV Ora - Anulohet rruga Kardhiq-Delvinë, Balluku shtyn pa afat një nga 5 veprat kryesore

2019-09-13 1

#rtvora

Edhe pse ndërtimi i Rrugës Kardhiq-Delvinë ka qenë një nga prioritet e qeverisë Rama, Belinda Balluku e ka shtyrë atë pa afat. Në inspektimin e punimeve në këtë segment të zhvilluar 7 muaj më parë, kryeministri Edi Rama ka premtuar se punimet do të mbyllen në 2020. Por për Belinda Ballukun, Ministria ka projekte të tjera më emergjente. Ky tender është anuluar pas shumë ankesash e pikëpyetjesh pasi në garë ishte lënë vetëm kompania IRCOP që kishte bërë ofertën 5 mln dollarë më të shtrenjtë se garuesit e tjerë.

7 muaj pasi kryeministri Edi Rama inspektoi punimet dhe premtoi mbylljen e punimeve brenda vitit të ardhshëm, ministrja Belinda Balluku mori vendimin për të anuluar projektin për ndëtimin e rrugës Kardhiq-Delvinë.

"Po flasim për shtyrje të një procesi. Kjo shtyrje procesi vjen për shkak se ka një prioritet tjetër i cili është më emergjent" deklaroi Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës ka anuluar tenderin për ndërtimin e Rrugës Kardhiq-Delvinë edhe pse qeveria e konsideronte që ndër 5 veprat kryesore që qeveria synonte të ndërtonte.

Vendimi ka ardhur pas shumë akuzash dhe pikëpyetjesh të ngritura mbi zhvillimin e garës.

Më herët RTV Ora nga burime mësoi se ministrja Belinda Balluku kishte skualifikuar nga gara 5 kompani, duke bërë të mundur që subjekti IRCOP që kishte bërë ofertën më të lartë të dilte fitues.

Oferta e kësaj kompanie ishte 5 mln dollarë më e lartë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/anulohet-rruga-kardhiq-delvine-balluku-shtyn-pa-afat-nje-nga-5-veprat-kryesore

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz