Braçe në 75-vjetorin e çlirimit të Beratit: Ky popull kurrë nuk ka zgjedhur të keqen, ka sakrifikuar

2019-09-13 2

BERAT- Zv/ Kryeministri Erjon Braçe ishte ditën e sotme në Berat ku mori pjesë në ceremoninë e organizuar për 75-vjetorin e çlirimit të Beratit. Gjatë fjalës së tij Braçe vlerësoi kontributin e kësaj treve në Luftën Anti-Fashiste Nacionale Çlirimtare, duke e quajtur një nga përpjekjet më të lavdishme të popullit për liri dhe pavarësi.