http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca ka ripërsëritur thirrjen e tij që palët politike të ulen në dialog dhe të diskutojnë për mundësinë e zgjidhjes së krizës aktuale politike.Soreca ka theksuar se reforma zgjedhore është shumë e rëndësishme dhe se dialogu mes palëve duhet të nisë pikërisht nga kjo reform.Gjithahstu ambasadori i BE-së është shprehur se 91% e shqiptarëve duan që Shqipëria të futet në BE, dhe ky është treguesi kryesor se përse partitë politike duhet të futen menjëherë në dialog.?Ju e dini që ne ju kemi kërkuar partive politike që të përfshihen në dialog dhe të marrin pjesë në një dialog të tillë. Janë të shumta e të shumta thirrjet për dialog muajt e fundit. Me lejoni të them që dialogu duhet të fillojë nga diçka specifike, e kjo gjë specifike mund të jetë reforma zgjedhore. Reforma zgjedhore është shumë e rëndësishme dhe kjo është edhe e nevojshme pasi do të sillte një gjë që ishte shumë e rëndësishme edhe për qytetarët, duke folur për zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre. Kjo do bëhet në një mënyrë të drejtë, por edhe në përputhje me standardet ndërkombëtare. Çelja e negociatave do të ndihmonte edhe sa i përket dialogut dhe më lejoni të them që 91% e shqiptarëve duan që Shqipëria të bëhet shtat anëtar i BE. Këta janë 91% e qytetarëve shqiptarë që i përkasin të gjithë spektrit politik në Shqipëri që do të thotë që të gjithë politikanët duhet të përfshihen në këtë dialog."