Ekskluzive/ Greqia: Të rikthejmë marrëveshjen e detit që bëmë me Berishën dhe Bashën në 2009

2019-09-13 1

Qeveria e re greke do synojë t?i bëjë presion Shqipërisë me bllokimin e integrimit në Bashkimin Europian me qëllim që të rikthejë Marrëveshjen e Detit të 2009 të firmosur nga Sali Berisha e Lulzim Basha. Këtë plan e ka zbuluar ish-ministrja e Jashtme e Greqisë e asaj periudhe Dora Bakojanis, motra e kryeministrit grek, Qiriako Micotaqis, aktualisht deputete dhe një nga drejtueset e partisë në pushtet Demokracia e Re, gjatë një diskutimi të saj në parlamentin grek.

?Marrëdhëniet me Shqipërinë janë në një situatë e cila ka shkuar drejt përkeqësimit në vitet e fundit. Nuk mund të krahasohen fare marrëdhëniet që kemi tani me Shqipërinë me ato që kishin ne më parë, në kohën kur firmosëm Paktin në periudhën e Qeverisë të Kosta Karamanlis?, ka thënë fillimisht Bakojanis për të zbuluar më pas se çfarë synon qeveria e re greke.