#rtvora
Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku ka denoncuar abuzimet e qeverisë me rrugët Milot-Balldren dhe Orikum ? Dukat. Në një dalje për mediat nga selia e PD, Tabaku tha se votimi për këto dy ligje është një krim ndaj buxhetit.
Tabaku: Votimi i djeshëm për dy ligje që i japin praktikisht 366 mln euro Agim dhe Ndue Kolës (ANK) si dhe Lorenc Gjikurisë, për projekte të pastudiuara dhe të fryra, nuk është vetëm një krim ndaj buxhetit, në të vërtetë vendimi i djeshëm është vrasja me borxh të panevojshëm i fëmijëve tanë. Deputetët e Parlamentit të Shqipërisë treguan dje se janë thjeshtë kukulla. Përndryshe ata nuk do të kishin votuar për të rrëzuar një dekret presidencial që shmangte jo ndërtimin e një rruge me rëndësi, por abuzimin me taksat e shqiptarëve. Presidenti e dha një mundësi, deputetët nuk e shfrytëzuan.
Po çfarë ndodh me kontratën më të madhem Milot Balldren prej 296 milionë Euro?
Kompania fituese e rrugës Milot-Balldren, ANK, ka një një aktiv prej 20 mln eurosh dhe ndërkohë do të përfitojë nga buxheti një shumë 15 herë më të lartë se sa vlera e saj.
Shqipëria e 300 mijë emigrantëve që kërkojnë azil do të paguajë 17 mln euro nga taksat e saj për 1 km rrugë babëzie. Shqiptarët që sot jetojnë në shtetin më të korruptuar në Ballkanin Perëndimor do të paguajnë 296 mln euro për një rrugë që si fillim u projektua me vlerën 113 mln euro; pastaj sa më shumë kalonte koha ajo rritej me nga 50 mln euro.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ppp-te-milot-balldren-dhe-orikum-dukat-tabaku-krim-ndaj-buxhetit
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz