Report TV -U dhunua para foshnjes se kërkoi/ Nusja flet në 'Pa Gjurmë': Faktet flasin vetë

2019-09-12 0

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Elbasan, ku nusja e shtëpisë është rrahur barbarisht nga bashkëshorti, vjehri dhe vjehra. Dhuna në familje është bërë në prezencë të fëmijës 4 muajshe, ku nusja E.Ibrahimi është përballur me një sitiuatë të paimagjinueshme dhune. Gjithçka ka ndodhur për arsyen e vetme se nusja kishte kërkuar ndihmë bashkëshortit të saj, për të marë ujë në mënyrë që të lante vajzën e saj 4 muajshe. Por burri i saj nuk kishte lëvizur nga vendi dhe nisur nga kjo situatë, ka lindur një konflikt me fjalë mes tyre çka ka detyruar vjehrrin të shkojë dhe të marë ujin.

Por dhe vjehrri është larguar me nerva nga shtëpia, duke përplasur derën e banesës dhe larguar për të marë ujin.Ngjarja e rëndë është rregjistruar në datën 5 shtator 2019 rreth 19:00 të pasdites, por fatmirësisht e dëmtuara E.Ibrahimi ka mundur të shkëputet nga tre dhunuesit dhe të hyjë në dhomën e gjumit të saj, ku ka qëndruar e mbyllur deri në mbëritjen e policisë së Elbasanit, e cila ka shoqëruar në komisariat të gjithë anëtarët e familjes Ibrahimi.