Për zgjidhjen e krizës politike, gjatë muajit Qershor ka patur tentativa për negociata nga Gjermania. Kështu ka deklaruar ish-Kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin "Opinion" në Tv Klan.
I pyetur nga gazetarët nëse ka aktualisht negociata për marrëveshje, Berisha mohoi që të ketë, por zbuloi se dy palë negociata gjatë Qershorit me iniciativë nga pala gjermane, janë refuzuar nga Kryeministri Edi Rama.
"Nuk di të ketë filluar asnjë marrëveshje, asnjë negociatë. Nuk di, mund të ketë. U bënë tentativa. Dy herë i ka refuzuar Edi Rama. I ka refuzuar gjatë Qershorit. Janë bërë nga gjermanët. Dy herë janë refuzuar", deklaroi Sali Berisha në "Opinion".