#rtvora
Deputeti, Myslim Murrizi, risolli në Kuvend edhe njëherë debatin për garantimin e të drejtës së votës për diasporën.
Duke u shprehur pro garantimit të kësaj të drejte, Murrizi tha se fillimisht duhet të garantohen zgjedhjet e lira dhe të ndershme për shqiptarët që jetojnë në Shqipëri, duke kujtuar se në 30 qershor u mbajtën votime dhe jo zgjedhje.
Murrizi nuk la pa thumbuar edhe ftesën e mazhoracës për opozitën lidhur me reformën zgjedhore, duke aluduar për një pazar të mundshëm mes tyre.
Deklaratat Murrizi i bëri ndërsa në Kuvend po diskutohej projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes, për mbrojtjen shoqërore, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Kanadasë".
Myslim Murrizi: 70 mijë shqiptarë thotë Ministrja jetojnë në Kanada.Po sa jetojnë në Greqi, Itali, Francë,Gjermani, Amerikë dhe kudo në çdo skaj të globit të ikur dhe shtegtuar në këto 20 vjet post-komunizëm? A ka ndonjë shifër të saktë ndoshta ministri i Diasporës? Kjo bëhet enkas për shqiptarët që jetojnë në Kanada apo dhe për kanadezët që jetojnë në Shqipëri?Kjo shifër nuk zvogëlohet por vjen çdo ditë duke u rritur.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/murrizi-pyet-mazhorancen-keni-shtrire-dore-bashkepunimi-apo-mashtrimi-zgjuat-dhe-venecian-nga-gjumi
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz