RTV Ora - 21 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, Basha: Krimi vazhdon të ketë postet shtetërore

2019-09-12 1

#rtvora
Sot përkujtohet 21 vjetori i vrasjes së Heroit të Demokracisë Azem Hajdari.

Ditën e homazheve e nisi Presidenti i Republikës, Ilir Meta, duke vendosur një kurorë me lule tek memoriali i tij në rrugën ?Abdi Toptani? në kryeqytet.

Më pas ishte kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ish kryeministri Sali Berisha, bashkëshortja e Azem Hajdarit dhe fëmijët e tij që bënë homazhe para bustit.

Duke folur për mediat, Basha tha se amaneti dhe sakrifica e Azem Hajdarit janë përjetë shembull frymëzimi për të çuar deri në fund idealin e një Shqipërie europiane, demokratike, ku qytetarët janë zot të fateve të tyre, një politikë të ndarë nga krimi.

"Krimenelët të jenë para drejtësisë dhe prapa hekurave dhe fatet e njerëzve të merren me përgjegjësi të plotë nga ata që shqiptarët i gjykojnë me votë të lirë dhe të ndershme si më të mirët dhe më të aftët për të marrë barrën e përgjegjësive dhe për ta çuar drejt finalizimit me sukses".

Basha nënvizoi se në këtë 21 vjetor të vrasjes së Azemit akoma është e hapur plaga e hapur me 12 shtator 1998.

"Krimi vazhdon të ketë uniformën, mbrojtjen dhe postet shtetërore. Shqiptarët vazhdojnë të vuajnë ekonomikisht dhe të kërkojnë shpëtim rrugëve të votës për shkak të një pushteti që nuk buron nga vota, por nga krimi dhe korrupsioni".

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/sot-21-vite-pa-azem-hajdarin

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange