Hapet gara per 74 vende te lira pune

2019-09-11 1

Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, njoftoi të mërkurën hapjen e garës për punësimin e 74 specialistëve në strukturën e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Në një dalje për mediat, Lame tha se mbyllja e procesit të riorganizimit hap menjëherë dyert për procesin e radhës, me përmirësimin hartografik të vendit dhe ngritjen e nivelit profesional të punonjësve si 2 sfidat kryesore.

?Rishikimi hartografik e bën të domosdoshëm thithjen e fluksit të inxhinierëve, e për këtë në vendet që lirohen duam të hapim garën për thithjen e profesionistëve të fushës. Sot unë po lajmëroj hapjen e garës për punësimin e 74 specialistëve në strukturën e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, me profesione inxhinier ndërtimi, arkitekturë, urabinistikë, gjeoinformatikë, gjeodezi, topografi. Saktësoj, jo punonjës me kontratë, por punonjës në strukturë, 74 vende të lira në rang kombëtar.?

Lame u bëri thirrje të gjithë djemve dhe vajzave që kanë vullnet për punë të aplikojnë, të konkurrojnë dhe të kenë besim në garë. Si shenjë që tregon se gara do të jetë e ndershme, Lame edhe publikisht bëri thirrje që askush të mos ndërhyjë për punësime.

?Ju lutem të gjithëve, miqve, të njohurve, të afërmve, përfshirë këtu edhe gruan e kushërinjtë e mi, përfshirë edhe prindërit e mi, deputetëve, ish-deputetëve, ministrave, ish-ministrave, të majtë e të djathtë, që vijnë pa fund tek unë: Ju lutem mos më ndërhyni për punësime. Shteti, kadastra dhe unë duam profesionistë dhe jo miq.?/tvklan.al

Free Traffic Exchange