Akuzohet si ISIS/ Gjykata e Durrësit vendos ekstradimin e rusit: Terrorist nuk jam unë, por Putin

2019-09-10 0

DURRËS- Gjykata e Durrësit vendos ekstradimin e rusit Rasul Milsaev i cili u arrestua disa kohë më parë në vendin tonë dhe akuzohet si pjesë e ISIS që në vitin 2013. Vendimi u mor nga gjyqtari i Gjykatës së shkallës së parë Durrës Paulin Çera.

Gjyqtari sqaron se midis Rusisë dhe Shqipërisë ka marrëveshje ekstradimi ndaj ai do të ekstradohet në Rusi në bazë të kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme Ruse. Në sallën e gjyqit Mislaev është shprehur se nuk është terrorist, dhe se 'terrorist është presidenti rus Vladimir Putin'. Mislaev akuzohet për pjesmarrje në organizatë terroriste.