TIRANË- Ministrja Belinda Balluku, njoftoi së shpejti do të nis nga puna Agjencia Shtetërore e Shpronësimeve për Interes Publik teksa shpjegoi edhe rolin që do të ketë kjo Agjenci. Balluku sqaroi se do të jetë Agjencia në fjalë e cila do të menaxhojë të gjithë procedurat e shpronësimeve duke bërë të mundur që projekte të ndryshme të mos pengohen më nga ky element, por njëkohësisht për t?u dhënë një zgjidhje të shpejtë dhe të drejtë si shtetit ashtu edhe pronarëve të cilët do të dëmshpërblehen.
?Ne kemi nisur punën për të krijuar Agjencinë e Shpronësimeve për interes publik e cila do të jetë një agjenci ku do të përqendrohen të gjitha procedurat e shpronësimeve, por sigurisht gjatë krijimit të kësaj Agjencie ne po shikojmë dhe bazën ligjore dhe të gjitha elementet rregullator të këtij procesi për t?i facilituar, për t?i vendosur në një kuadër ligjor të qartë dhe paekuivoke dhe për t?i krijuar përmes kësaj Agjencie të gjitha projekteve mundësinë që të zhvillohen. Gjithashtu duke i dhënë pronarëve të cilët do të shpronësohen në mënyrë sa më të shpejtë, duke i plotësuar dhe kërkesat që ata kanë mbi truallin e tyre dhe duke arritur për të nxjerrë nga ky proces një produkt të mirë për të gjitha palët?, u shpreh Balluku.