Report TV -Të hetohet edhe Rama?!/ Ja si përgjigjet Tahiri

2019-09-10 0

Duke u ndalur tek përgjimet, ku dëgjohet se fitonte 5 milion euro në muaj dhe se ka shpenzuar 20 mln euro në fushatë, ish-ministri Tahiri tha se ky është një përgjim banal dhe nëse do ishte e vërtetë, nuk duhej të merrej në hetim vetëm ai, por edhe përfaqësues të tjerë të kësaj partie përfshirë edhe Ramën.

"Shpenzimet për fushatë, 5 milionë euro në një muaj: Të hetohet edhe Rama?! Nëse prokuroria ka një përgjim ku ministri i brendshëm harxhon 20 milionë euro në fushatë, unë kisha vetëm një muaj në detyrë dhe dy trafikantë bisedonin ai merr 5 milionë euro në muaj, nëse prokuroria e merr seriozisht këtë përgjim banal, nuk duhej të kursente njeri pa hetuar. Cështë kjo parti dhe këta njerëz që harxhokan 20 milionë euro në fushatë? Por edhe prokuroria e di që ai përgjim është banal dhe ordiner. Prokuroria ka pasur dy vjet kohë ta hetonte. Ka hetuar cdo pasuri timen, në Shqipëri, nëpër botë, pasurinë e prindërve të mi, të rrethit tim shoqëror, mbi 30 persona. Unë kam zero kontakte dhe takime me personat e akuzuar. Si dreqin e kam bërë unë këtë", u përgjigj Tahiri pyetjeve të gazetarëve.