RTV Ora - Tirana gati për shkollë, me 14 shtator aksion i madh pastrimi

2019-09-10 0

#rtvora

Të gjitha shkollat në kryeqytet janë gati të mikpresin nxënësit për vitin e ri shkollor. Në prag të nisjes së vitit të ri, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një takim me drejtuesit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të kryeqytetit në mjediset e rikonstruktuara të shkollës ?Dhora Leka?. Veliaj tha se po vijon ndërhyrja në çdo shkollë dhe se gjendja në to është përmirësuar ndjeshëm krahasuar me 4 vjet më parë.

Kur mungojnë vetëm pak ditë për të nisur vitin e ri shkollor, në kryeqytet duket se të gjitha insituticionet arsimore që nisin javën e ardhshme janë gati për të mirëpritur nxënësit.

Në një takim me drejtorët e shkollave, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se po vijon ndërhyrja në çdo shkollë dhe se gjendja në to është përmirësuar ndjeshëm krahasuar me 4 vjet më parë.

Veliaj: Më vjen mirë që kemi një palestër të re, kemi transformuar gjithë hapësirat e tjera, si jashtë, ashtu dhe brenda shkollës. Njësoj si efekt domino, njëra pas tjetrës, nëse nuk kemi mbërritur ende tek shkolla juaj, është vetëm çështje kohe. Tre-katër vjet më parë ishte siklet se nuk kishim prekur shumicën e shkollave, kurse tani i kap me gishtat e dorës ato shkolla që ende kanë nevojë për një ndërhyrje, ku sigurisht nuk do të vonojë.

Për të rritur sigurinë, pranë çdo shkolle do të ketë një punonjës të Policisë Bashkiake apo vullnetarë, që do të ndihmojnë të vegjlit të kalojnë vijat e bardha në kryqëzim.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tirana-gati-shkolle-me-14-shtator-aksion-i-madh-pastrimi

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange