Report TV -I bëri foto/ Dy të rinj kërcënojnë turistin rus te Uji i Ftohtë!

2019-09-10 0

VLORË- Një turist rus ka deklaruar se është dhunuar nga dy të rinj në në lagjen 'Uji i Ftohtë' në Vlorë.

Turisti thotë se është dhunuar nga dy të rinjtë pasi i ka bërë një foto teksa ata dhunonin një qen.Ai ka filmuar skenën ku dy të rinjtë i kërkojnë të fshijë foton që ka bërë me celularin e tij duke e kërcënuar e madje në një moment dëgjohen duke e qëlluar.