'Infermierë për Shqipërinë', Manastirliu: Fluks kandidatësh në shtator, rezultatet në kohë reale

2019-09-10 2

Sipas kalendarit të publikuar në portalin ?Infermierë për Shqipërinë?, 1734 infermierë dhe profesionistë të shkencave mjekësore teknike do të testohen gjatë gjithë muajit Shtator.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ndoqi nga afër fazën e dytë të konkurimit.

Me përfshirjen në ligj të portalit ?Infermierë për Shqipërinë? kemi përmirësuar edhe mënyrën e testimit, për të përthithur në sistem më të mirët. Tashmë testimi është i informatizuar dhe rezultatet dalin në kohë reale, duke rritur maksimalisht transparencën?, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu tha se portali hapet dy herë në vit për t?u dhënë mundësinë të gjithëve pwr të aplikuar për punë.

Që prej hapjes së portalit ?Infermierë për Shqipërinë? janë 1580 infermierë, mami, teknikë të imazherisë e laboratorit dhe fizioterapistë të punësuar në qendrat shëndetësore dhe spitalet publike.

Lidhur me fenomenin e largimit tw infermierëve, Manastirliu tha se fluksi i lartë i aplikimeve tregon interes të shtuar për punësimin në sistemin publik.

?Aktualisht janë 1734 infermierë që po testohen vetëm në konkursin e Shtatorit, ndërkohë që janë në listë pritje 801 infermierë fitues për të patur një vend pune në sistemin publik. Ndërsa çdo vit licensohen rreth 2300 infermierë, pra nuk kemi një shqetësim të vazhdueshëm për infermierët?, - tha Manastirliu.

Në sistemin shëndetësor publik janë të punësuar rreth 13 mijë infermierë, ndërsa të licensuar janë mbi 22 mijë infermierë.