Konstituohet Këshilli i Qarkut të Tiranës, Aldrin Dalipi zgjidhet kryetar - Lajme - Vizion Plus

2019-09-10 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pas konstituimit të të gjithë këshillave bashkiakë, me kërkesë të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si bashkia më e madhe e Qarkut, u zhvillua sot mbledhja e parë e Këshillit të Qarkut Tiranë. Pas verifikimit të mandateve, këshilltarët votuan për zgjedhjen e kryetarit dhe zëvendëskryetarit të Qarkut.Në mënyrë unanime, këshilltarët i dhanë mbështetjen për një mandat të dytë si kryetar i Qarkut, Aldrin Dalipit, ndërsa zv.kryetare u zgjodh Nertila Ndreu, që vjen për herë të parë si përfaqësuese e Bashkisë Kamzë. Gjithashtu, u zgjodh edhe kryesia e qarkut me përfaqësues të bashkive të Tiranës, Vorës, Kavajës dhe Rrogozhinës.Teksa uroi të zgjedhurit për detyrën e re, kryebashkiaku Veliaj shprehu bindjen se falë vullnetit dhe bashkëpunimit edhe nga bashkitë fqinje, katër vitet e ardhshme do të jenë histori suksesi.?Për mua që kam qenë i rrethuar nga qytete me bashki jo detyrimisht më bashkëpunueset, është realisht një kënaqësi të shoh se si ku ka vullnet, ka transformim. Ajo që kam parë në Kamëz dhe Vorë, që janë dy bashkitë më imediate, më ka bërë të ndihem shumë mirë për faktin se në qarkun e ardhshëm do të kemi realisht disa histori suksesi, jo vetëm Tirana si bashki, por edhe bashkitë e tjera në qarkun tonë?.Duke nënvizuar se Tirana dhe Qarku i Tiranës është një motor për zhvillimin e Shqipërisë, Veliaj tha se kjo është një mundësi fantastike për të filluar me energji të reja.?Ata që mendojnë se kryetarët e bashkive janë thjesht drejtues komunaleje, besoj se është bindur për fuqinë ekonomike të bashkive, jo vetëm si shpenzuesi numër dy më i madh në territor pas Qeverisë dhe si punëdhënësi i parë në atë bashki, krahasuar me çdo privat tjetër, por edhe si stimuluesi kryesor i aktivitetit ekonomik të qytetit. Është një mundësi fantastike për të filluar me energji të reja?.Falë edhe drejtimit të ri të bashkive fqinje, shumë prej çështjeve me interes të përbashkët, sikurse çështja e ujit të pijshëm, kanë filluar të marrin zgjidhje.?Ujësjellës-Kanalizimet e Tiranës nuk e bëjnë dot ndarjen e financave dhe të sistemit të tyre të menaxhimit kur bashkitë nuk janë bashkëpunuese. Fakti që sot në Kamëz dhe në Vorë kemi drejtues të rinj, menjëherë çështjen e ujit të pijshëm, që është një nga çështjet më sensitive për qytetarët tanë, e kanë vënë në vijë dhe në zgjidhje; besoj se është një lajm shumë i mirë?.Kryebashkiaku shprehu domosdoshmërinë që qarku të marrë një rol të ri, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në atë të ofrimit të shërbimeve për qytetarët. Veliaj propozoi që shumë prej shërbimeve të rikonceptohen dhe aty ku është e mundur të ofrohen shërbime të përbashkëta.?Qarku duhet të marrë një rol të ri; për disa çështje që përfshijnë më shumë se një, dy, tre bashki, qarku ka atributet e ndërmjetësit dhe të jetë një rregullator, apo të jetë ai që na vendos proporcionet në kontribute kur vjen puna për rrugët që na lidhin me njëri-tjetrin, për ura, ap...