“Venecia” takon opozitën: Shkarkimin e Presidentit nga Kushtetuesja - Lajme - Vizion Plus

2019-09-10 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Komisioni i venecias nisi gjatë paradites takimet me përfaqësuesit e partive politike në vend.Çështjet kryesore ne diskutim jane nisma per shkarkimin e presidentit Ilir Meta, zhvillimet e fundit politike, kriza e thellë në vend si dhe reforma në drejtësi.Të parët që u takuan me Delegacionin e ?Venecias? ishin ish-deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi si dhe ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, përfaqësuese e LSI. Në fokus të takimit me përfaqesuesit e opozitës ishin zgjedhjet e 30 qershorit.Pas takimit Bylykbashi tha se fjalën e fundit për shkarkimin e Presidentit e ka Gjykata Kushtetuese.OERD BYLYKBASHIISH- DEPUTET PDKomisioni i Venecias ka ardhur këtu me ftesë të Kuvendit për të dhënë një opinion në lidhje me procedurën e turpshme për shkarkimin e Presidentit të Republikës që Parlamenti ka nisur.Ne ua bëmë të qartë se kjo është një përpjekje e qeverisë që, në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, në themelet e një krize kaq të madhe, Parlamenti përpiqet që të tërheqë Komisionin e Venecias dhe Këshillit të Europës në lojën e tij të turpshme për të kapur të gjitha pushtetet, përfshirë Presidentin e Republikës. Kushtetuta është e qartë. Presidenti i Republikës shkarkohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese, nëse ka shkelur rëndë Kushtetutën.Presidenti i Republikës është përpjekur të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, unitetin e popullit dhe pluralizmin politik në Shqipëri dhe kjo është një nga detyrat fisnike që ka luajtur në këtë rast Presidenti i Republikës. Presidenti i Republikës u dha garancinë zgjedhësve shqiptarë që zgjedhjet të bëheshin në një moment të dytë, në kushte më të mira.Parlamenti përpiqet që të shkarkojë Presidentin dhe në këtë lojë të turpshme përpiqet të bëjë palë institucionet ndërkombëtare, të cilat janë shumë të qarta në lidhje me këtë. Raporti i OSBE - ODHIR është lajmërimi i vdekjes së zgjedhjeve në Shqipëri. Praktikisht vërtetoi se zgjedhjet në Shqipëri kanë vdekur, atë gjë Presidenti i Republikës e përmend në mënyrë të qartë në arsyet që ai parashikonte se përse 30 Qershori nuk mund të kishte zgjedhje dhe për këtë arsye duheshin më 13 tetor.Ndërsa ish ministrja e integrimit Gjosha u shpreh se shkarkimi i Presidentit është një çështje e paprecedentëAq më tepër një vend që kërkon të celë negociata dhe dëshiron të jetë anëtar i BE. Në momentet kyce kur qeveria duhej të fokusohej në plotësimin e kushteve për celjen e negociatave merremi me një çështje që është e rëndë edhe për imazhin e vendit, dhe aq më tepër të kërkosh dhe ftosh institucionet ndërkombëtare për të zgjidhur një çështje për të mbuluar keqqeverisjen e gjithë kësaj kohe dhe një raport të OSBE që thotë se zgjedhjet në Shqipëri janë pa standarde dhe shumë larg një vendi që kërkon të jetë anëtar i BE.Në vazhdën e takimeve delegacioni i Venecias u takua edhe me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe me përfaqesues të opozitës, ndërsa pritet te bisedoje edhe ...