Ish-deputja e PD-së Grida Duma është ndalur të flasë për aksionin opozitar, ku ka theksuar se protestat do të vijojnë, por pa dhënë një datë konkrete. Ajo i ka konsideruar protestat si një domosdoshmëri, për të arritur në qëllimin final që opozita ka, rrëzimin e qeverisë Rama, por deklaroi se sipas saj, janë të pamjaftueshme.
"Axhenda e opozites do të vijë si një qëndrim i maturuar kur të vendoset në forumet e partisë. Do të vijojmë me protesta. Se kur përsëri do të jetë një vendim i forumeve. Do të shkohet në protesta dhe vijimi i tyre është natyralitet. Është i domosdoshëm, por jo i mjaftueshëm. Është një respekt ndaj sakrificës së demokratëve. Nuk mendoj që mjafton. Njerëzit që janë në krye të këtyre të protestave dhe mesazhi i fortë opozitar, demokratët kanë stof politike dhe e dinë se sa shumë ëkrkohet kur ke të bësh me një pushtet të tillë. Ata e dinë se çfarë kundërshtari kanë përballë", tha Duma.