#rtvora
Mbetet ende mister fati i pronarit të jahtit, Sevgin Yavuz, i cili u gjend në Shëngjin dy ditë më parë.
Ekspertët kriminalistë gjatë të hënës kanë këqyrur me imtësi mjetin lundrues për të gjetur gjurmët daktiloskopike të personave të tjerë, një provë kjo për të kuptuar nëse 31 vjeçari ka qenë i vetëm në mjet apo i shoqëruar me dikë tjetër.
Gjithashtu ka nisur edhe verifikimi i qendrës së monitorimit të trafikut detar për të parë lëvizjet e Jahtit dhe nëse gjatë kësaj kohe atij i është afruar tjetër mjet, çka do të ngrejë dyshime nëse kemi të bëjmë me një pengmarrje.
Gjithashtu mësohet se grupi hetimor ka kërkuar të dhëna dhe nga shteti turk në lidhje me problemet që mund te ketë patur biznesmeni në vendin e tij.
Ndërkohe mësohet se menjëherë sapo është mësuar lajmi në Shqipëri kanë mbërritur edhe familjaret e 31 vjeçarit. Por deri tani mësohet se nuk ka ende një pistë konkrete për zhdukjen e biznesmenit. Dy ditë më parë një peshkarexhë, e cila kthehej në portin e Shëngjinit njoftoi se afro 11 milje nga Rodoni kishte pikasur një jaht por pa persona në bord.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/hetimet-biznesmenin-turk-ekspertet-marrin-gjurmet-daktiloskopike-ne-mjet
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz