RTV Ora - Alimadhi i kërkon formulën e zgjidhjes, Meta: Të mos flasim më në emër të popullit

2019-09-09 0

#rtvora

Presidenti Ilir Meta i ka kthyer përgjigje kreut të Ballit Kombëtar Adriatik Alimadhi, i cili në komisionin hetimor e pyeti nëse zhdekretimi i 30 qershorit si datë zgjedhjesh i shërbeu pajtimit apo përçarjes.

Meta tha se pas 10 qershorit, situata u qetësua dhe nuk kemi pasur asnjë përplasje.

Meta iu përgj edhe pyetjes së Alimadhi se pse nuk e kishte ftuar në konsultime për datën e zgjedhjeve, duke deklaruar se nuk ka pasur asnjë kërkesë nga ana e tij sepse do ta kishte pritur me kënaqësi.

Adriatik Alimadhi: Presidenti përfaqëson unitetin e popullit. Dekreti juaj për çdekretimin e datë së zgjedhjeve e forcon unitetin e popullit?

Ilir Meta: Po. Fakti që pas aktit tim situata në vend u qetësua, unë mendoj se i shërbeu qetësimit të sutuatës në vend.

Adriatik Alimadhi: Do doja t?i përmbaheni më shumë Kushtetutës, sesa Konventave. Në betimin tuaj keni thënë ?Do t?i shërbej interesit të qytetarëve dhe pajtimit?. Dekreti juaj i shërben pajtimit apo përçarjes më shumë?

Ilir Meta: Fakti që u qetësua situata pas 10 qershorit, nuk kemi pasur probleme apo përplasje. Më 30 qershor mund të kishim pasur një situatë tjetër jo të mirë në gjithë vendin. Kjo është e qartë.

Adriatik Alimadhi: Keni nxjerrë disa dekrete në këtë kohë sa i takon zgjedhjeve vendore. Ju i keni nxjerrë dekretet dhe ju jeni Presidenti i Shqipërisë, më shumë se askush tjetër ju duhet të zbatoni ligjin dhe Kushtetutën. Dekretet e hedhura poshtë nga KQZ i keni çuar në Kushtetuese?

Ilir Meta: Dekretet janë në fuqi. Së dyti shpresoj të lexoni me vëmendje raportin e OSBE-ODIHR që e bën të qartë që dekreti i datës 13 tetor duhet të ishte botuar në Fletoren Zyrtare sipas ligjit megjithatë kjo përsëri nuk e pengon të jetë në fuqi. Dekreti i parë është botuar dhe në Fletoren Zyrtare.Qëndrimi i Presidentit për këtë çështje është i qartë. Unë nuk jam i paqartë për dekretet e mia, kush është i paqartë për dekretet e mia mund të ndjekë rrugën që dëshiron.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/alimadhi-i-kerkon-formulen-e-zgjidhjes-meta-te-mos-flasim-me-ne-emer-te-popullit-por-tu-japim-mundesi-te-shprehen

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz