#rtvora
Negociatat për ti dhënë zgjidhje krizës politike në Shqipëri duket se janë ende të largëta.
Madje dhe delegacioni i OSBE ka bërë të ditur se vizita e parashikuar për në datat 17 dhe 18 shtator nuk do të realizohet dhe se ky takim në Shqipëri është shtyrë në një datë të dytë. Për RTV Ora, zyra e shtypit bën të ditur se shkak është bërë agjenda e ngjeshur.
Një muaj më parë u bë e ditur se Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare, Montella do të kryesonte një delegacion për të biseduar me krerët e partive në Shqipëri.
Në atë kohë u theksua se nuk do të mund të përcaktohet një term negociator, pa pasur një kërkesë prej të gjitha palëve.
Ndërkaq kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në Gjermani më 13 shtator thërritur prej CDU-CSU, ku do të takohet me kancelaren, Angela Merkel. Mësohet se takimet do të kenë të bëjnë me negociatat e integrimit, ku Gjermania është një ndër vendet që ende nuk kanë një vendim përfundimtar.
Po ashtu një tjetër delegacion gjerman pritet të mbërrijë në Shqipëri javën e ardhshëm ku në fokus mbetet kriza.
Opozita ka akuzuar kryeministrin Rama për skenar të blerjes së votave dhe për lidhje të qeverisë me botën e krimit. Për këtë shkak është kërkuar dorëheqja e tij, ndërsa prej muajit shkurt ka djegur mandatet në Parlament, teksa nuk njohu votimet e 30 qershorit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/osbe-anulon-negociatat-zgjidhjen-e-krizes-ne-shqiperi
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz