http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV 2600 banorë të fshatrave të njësisë administrativë Gorë në bashkinë e Maliqit prej 6 muajsh janë pa mjek familjeje. Ata janë të detyruar të kërkojnë ndihmë të specializuar në qytetin e Maliqit dhe në spitalin rajonal të Korçës.Ky është Parim Zeqo, banor në një nga fshatrat e Gorës. Ai ka dalë në qendër të njësisë administrative për të gjetur një makinë të rastit e cila do të mund ta çojë në Korçë, ku kërkon të kryejë një vizitë mjekësore, në mungesë të mjekut në zonën e tij:Ne të njëjtën situate ndodhet edhe kjo grua. Ajo tregon se prej kohësh e ka të vështirë të marrë ndihmën mjekësore në qendër të njësisë administrative Gorë për mungesë të mjekut.Gjendja pranohet edhe nga drejtuesit e Kujdesit Shëndetësor në Korçë. Drejtori Mikel Llogori thotë se kanë ardhur vetëm 4 mjekë të rinj, me të cilët është e pamundur të mbulohet shërbimi në të gjithë rajonin e Korçës.Drejtori shpjegon se kjo situate i ka detyruar të lidhin kontrata të vazhdueshme me mjekët pensionistë.Mungesa e mjekëve është shqetësuese për të gjithë juglindjen e vendit dhe kryesisht për zonat e thella malore.