Meta në këmbë drejt Komisionit Hetimor: Jam i bindur në veprimet e mia! Në detyrë deri në 2022

2019-09-09 1

Presidenti Ilir Meta ka dalë nga presidenca në orën 09:46 për të ecur në këmbë drejt presidencës. I shoqëruar nga këshilltari për mediat Tedi Blushi dhe këshilltari dhe këshilltari për Çështjet e Sigurisë Kombëtare Bahri Shaqiri Meta u ndal të fliste edhe për mediat. Ai deklaroi se nisma e mazhorancës për shkarkimin e tij nuk është shqetësimi i tij teksa shprehu bindjen se do të vijojë të jetë në detyrë deri në fund të mandatit.

"Unë jam shumë i përcaktuar. Jam shumë mendje-mbushur dhe shumë i bindur në gjithë veprimet e mia. Nisma e mazhorancës nuk është shqetësimi im. Jam për t'iu garantuar të gjithëve se deri në 24 korrik 2022 presidenca do jetë një kështjellë e mbrojtjes së kushtetutës", u shpreh Meta.

Free Traffic Exchange