RTV Ora - Apeli i fortë i Kryemadhit: Bojkotoni produktet e oligarkëve, blini në dyqanet e lagjeve

2019-09-08 1

#rtvora

Në 15-vjetorin e themelimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i bëri thirrje të gjithë anëtarëve të saj dhe qytetarëve të thjeshtë që të mos blejnë ushqime, apo veshje në qendra tregtare, por në dyqanet e lagjeve, që mezi po i mbijetojnë taksidarëve të Edi Ramës.

Monika Kryemadhi: Ne nuk jemi në parlament. Sistemi kriminal dhe oligarkik i Edi Ramës nuk e mundëson një debat vlerash siç ndodh në çdo vend demokratik. Ne kemi bërë sa kemi mundur që ta çmontojmë këtë klikë, që është në pushtet. Ndaj sot nuk mund të pranojmë kurrë që të jemi fasadë e një qeverisje ku mbizotërojnë dëshirat dhe epshet kryeministrore dhe paranojake të një kryeministri të lidhur kokë e këmbë me krimin e organizuar. Ne kemi protestuar fuqishëm. Kemi mundur ti bindim edhe ata shqiptarë skeptikë, që çdo formë proteste është një mënyrë për t'i hequr një gur themelit mafioz të qeverisë, së Rilindjes Rama.

Sot i bëj thirrje së pari gjithë anëtarëve të LSI-së, por edhe shqiptarëve të thjeshtë dhe të ndershëm që ushqimet e tyre të përditëshme mos t'i blejnë në qendrat e mëdha tregëtare të oligarkëve, por në dyqanet e lagjeve të shqiptarëve të varfër, të cilët mezi po i mbijetojnë taksidarëve të Edi Ramës. I bëj thirrje së pari gjithë anëtarëve të LSI-së, por edhe shqiptarëve që veshjet e tyre të mos i blejnë në qendrat tregëtare të oligarkëve, por t'i blejnë në dyqanet e shqiptarëve të cilët mezi po i mbijetojnë dhe me taksat po u falimentojnë bizneset. Të mos përdorin taksitë e koorporatave që janë të lidhur ngushtë me qeveritarët dhe kryetarët e bashkive, por të përdorin taksitë e atyre hallexhinjve që paguajnë taksa të tmerrshme, të dhimbshme dhe mezi i ushqejnë familjet e tyre. Kështu ne do të bëjmë të mundur që të arkëtohen sa më pak para nga shqiptarët e varfër për xhepat e oligarkëve dhe të qeveritarëve të lidhur me krimin e organizuar dhe me oligarkët shqiptarë. Vetëm kështu ne mund të fillojmë një lloj revolucioni shpirtëror për të ndihmuar shqiptarët e varfër, biznesin e mesëm, biznesin e ndershëm në mënyrë të tillë, që të zhbëjmë monopolin dhe kapjen e ekonomisë shqiptare.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/apeli-i-forte-i-kryemadhit-bojkotoni-produktet-e-oligarkeve-blini-ne-dyqanet-e-lagjeve

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz