RTV Ora - Mungesa e tragetit në Sarandë, çon turistët drejt Vlorës

2019-09-08 0

#rtvora

Mbi 28 mijë persona kanë dalë nga Shqipëria përmes Portit të Vlorës në muajin gusht duke shënuar një rritje me 20 % të lëvizjes në krahasim me një vit më parë. Mes faktorëve, arsye renditet edhe mungesa e një trageti në Sarandë, çka i detyron të gjithë turistët që më parë të zbarkojnë në Vlorë!

Këto pamje tregojnë fluksin e fundit të udhëtarëve përmes Portit të Vlorës.

Mesatarisht 600 persona dhe 200 automjete janë regjistruar në dalje çdo ditë drejt Brindizit në ditët e para të shtatorit, ndërsa për gushtin janë regjistruar mbi 28 500 udhëtarë.

17 mijë persona kanë dalë vetëm në 10 ditët e fundit të Gushtit, ndërsa të dhënat flasin për një rritje të lëvizjes nga Porti me 20 % në krahasim me vitin e kaluar.

?Është mbyllur me 28 500. Po të shohim edhe të dhënat me shtetas shqipparë edhe të huaj ka mbi 1500 të huaj më tepër.?

Veç shqiptarëve, vera që lam pas shënoi rritje të shtetasve të huaj që përdorën Portin e Vlorës si portë hyrëse për në vendin tonë.

Në krye qëndrojnë italianët, ndërsa shtimi i udhëtarëve lidhet edhe me faktin se Saranda nuk kishte traget direkt, dhe turistët ishin të detyruar të hyjnë nga Vlora.

?Kemi goxha rritje rreth 6000 turistë që kalojnë nëpërmjet portit të Vlorës më tepër nga viti i kaluar. Qoftë edhe infrastruktura në port të Vlorës siç ka ndryshuar, ka dhënë edhe kjo ndikimin e saj. Pavarësisht se probleme gjithmon ka pasur?.

Ndërkohë në portin e Durrësit dhe pikat tokësore të kalimit kufitar lëvizja është kthyer në normalitet në ditët e para të shtatorit.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/mungesa-e-tragetit-ne-sarande-con-turistet-drejt-vlores

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange