#rtvora
Konfindustria kërkon nga institucionet e drejtësisë dhe ekzekutivit, të jenë të kujdesshëm dhe profesionalë në ngritjen e akuzave ndaj bizneseve dhe në mediatizimin e tyre të shpejtuar. Sipas shoqatës së bizneseve, akuzat e ngritura duhet të jenë tërësisht të bazuara, të pandikuara nga politika dhe konkurrenca në treg e bizneseve, korrupsioni, shfaqjet mediatike për përfitime personale përballë procesit të vetting-ut.
Insitucionet e drejtësisë duhet të jenë më të kujdesshëm në ngritjen e akuzave për bizneset. Konfindustria duke iu referuar rasteve të fundit të bizneseve që kanë mashtruar me skemat e TVSH kërkon që akuzat të jenë të pa ndikuara nga politika dhe konkurenca në treg.
?Rasti i ndalimeve të bujshme të muajit janar 2019 me akuzën për përvetësim në vlerën e 18 milion euro me skema fiktive të TVSH dhe mungesa e plotë në vazhdim të të dhënave për opinionin publik, nuk duhet të përsëritet. Askush nuk është në dijeni sot, se çfarë është bërë me rastin në fjalë, numrin e dosjet e mbyllura ose në vazhdim, procesin dhe cfarë masash janë marrë nga institucioni i akuzës për dështimin e mbrojtjes së akuzës në gjykatë?
Në njoftimin e shpërndarë për mediet Adminsitratori i Përgjithshëm i Konfidustrisë, Gjergj Buxhuku sjell në vëmendje se çmimi moral dhe financiar shkaktuar qytetarëve dhe bizneseve nga publikimi në media e emrave, në rastin kur akuzat e ngritura nga prokuroria rrëzohen me vendim gjykate, është mjaft i lartë.
?Në shtetet demokratike dëmshpërblimet financiare të shtetit në raste të tilla janë mjaft të larta. Duhet kuptuar, se skema të tilla mashtruese në vlera kaq të larta financiare nuk mund të krijohen dhe zbatohen pa pjesëmarrjen dhe korrupsionin e përfaqësuesve të gjithë niveleve të agjencive shtetërore të përgjegjësisë dhe problematikave të qarta në legjislacionin në fuqi?
Megjithatë, konfindustria vlerëson, se goditja e bizneseve abuzuese me ligjin, sidomos në rastet e grabitjeve të pastra të buxhetit të shtetit me skema mashtruese të TVSH, është e domosdoshme për të mbrojtur konkurencën si kusht bazë i ekonomisë së tregut, besimin te sistemi drejtësisë dhe duhet të shkojë deri në fund.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/konfindustria-thirrje-organeve-te-drejtesise-kujdes-me-akuzat-ndaj-bizneseve
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz