Krimet e Rënda dhe Shërbimi Informativ Shtetëror bëhen pjesë e hetimeve për zhdukjen misterioze të biznesmenit turk Sevgin Yavuz në ujërat territoriale shqiptare. Dy ditë më parë një peshkarexhe e cila kthehej në portin e Shëngjinit njoftoi se afro 11 milje nga Rodoni kish pikasur një jaht por pa persona në bord.
Report Tv ka mësuar nga hetuesit se për herë të fundit kjo anije është regjistruar në portin e Tivarit në Malin e Zi, aty ku Yavuz ka qendror për disa ditë dhe në datën 2 shtator është larguar prej aty. Dhe sinjali i fundit i përket 17.42 minuta në afërsi të Budvas ku dhe më pas komunikimi i tij me radar është fikur. Ai nuk ka pasur një itinerar Shqipërinë por jaht i mbetur i fikur dhe pa drejtues është zhvendosur nga erërat drejt vendit tonë.