http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pas një vere te nxehte, tashme vëmendja e te gjithëve rikthehet tek puna dhe ekrani, e padyshim Vizion Plus është aty me ju. Sezoni i ri ngre siparin ditën e hënë, për t?iu shoqëruar përgjatë gjithë vitit me një programacion te pasur, një gërshetim mes programeve tradicionale dhe prurjeve te reja. E nisim ashtu sikurse e kemi bere tradite ne Vizion Plus, ne ?7pa5? me Pranvera Borakaj. Tregohuni te përpiktë për te mos humbur asgjë nga një vakt mëngjesi plot me informacion, nga temat me te diskutuara te momentit e deri te këshillat praktike për një jetë të shëndetshme. Pasditja mbledh te gjithë familjen rreth ekranit të Vizion Plus, me Evi Reçin ne studion e Vizioni i Pasdites. Në sezonin e tij te 9-të te këtij formati do te ndani pasditet tuaja me personazhe, rrëfime ekskluzive, tema sociale dhe çdo gjë qe është pjese e te përditshmes tone. Ndërsa me 5 tetor rikthehet teatri i madh i humorit ne sezonin e tij te 8-te ne Vizion Plus për te risjelle buzëqeshjet e te shtunës. Show me i ndjekur i humorit, AlPazar nga Agron Llakaj dhe ansambli i aktorëve janë ne përgatitjet e fundit për një tjetër sezon ku kryefjala mbetet gjithmonë humori dhe e qeshura. ?Ne do te komunikojmë përsëri me ju?, nen këtë moto rikthehet ne fillim te muajit nëntor Reality Show i njohur, ?Nga e Para?. Pas një sezoni te suksesshëm, Anila Çela dhe stafi i arkitekteve, projektuesve dhe ndërtuesve kane rinisur përgatitjet për një tjetër rrugëtim shprese duke ofruar një mënyrë te re jetese. Nuk do te mungoje edhe ne këtë sezon hapësira kushtuar politikes dhe aktualitetit. Një talk-show mbi temat politike dhe sociale te prekshme dhe qe gjenerojnë një debat konstruktiv. Në ditët në vijim pritet te zbulojmë edhe moderatorin e tij. Emisioni Next, do te vijoje te sjelle informacionet dhe lajmet me te fundit nga teknologjia, muzika e bota e showbizz-it, por këtë here me një prezantuese te re, pasi Inger Skura pritet te sjelle ne javët ne vazhdim formatin e saj te ri kushtuar modës. E sigurisht nuk do te mungojnë edhe ne këtë sezon hapësira kushtuar serialeve. Produksionet me te suksesshme turke, prodhime te 2019-ës, vlerësuar me nota maksimale nga kritike dhe te ndjekur masivisht nga audienca, do te vijojnë te jene pjese e strukturës programore te Vizion Plus. Premiera e sezonit te serialit Molla e Ndaluar, te cilën nga tetori do te keni mundësinë ta ndiqni ne prime-time, premiera absolute e ?Lot ne Detin e Zi?, serialit me te ndjekur te 7 viteve te fundit, një tjetër superproduksion nga Osman Sinav, si edhe premiera e sezonit te ?Familja e Madhe?, janë gjithçka qe do t?u mbajnë te mbërthyer pas ekranit te Vizion Plus.