Ne 2020 nuk do kete me prodhim te qeseve

2019-09-07 2

Brenda vitit 2020 nuk do të ketë më prodhim të qeseve plastike. Premtimi është bërë nga Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi, i cili së bashku me të rinjtë e ?Smile Albania? mori pjesë në një aksion pastrimi zhvilluar në malin e Dajtit.
"Në operacionin tonë ?Clean and Green 2020? një nga pikat e rëndësishme ka qenë eliminimi i qeseve plastike, prandaj brenda këtij viti ne do të kalojmë ligjin që kufizon në pranverën e vitit 2020 përfundimisht qeset plastike në vendin tonë dhe brenda vitit 2020 eliminimin e të gjithë plastikës".
Ministri Klosi i bëri thirrje pushtetit vendor por edhe organizatave të shoqërisë civile që të ndërgjegjësohen e të kontribuojnë për një mjedis sa më të pastër në vend.