http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Nis faza e dytë e projektit të Lungomares e cila do te zgjatet deri në afërsi të tunelit tek Uji i Ftohte. Gjate inspektimit kryeministri Edi Rama u shpreh se kjo zonë do të pastrohet tërësisht nga objektet pa leje me qellim qe te garantohet cilësia e punimeve. Edi Rama: ?Kjo duhet pastruar totalisht, sepse duhet të garantohet që gjithë cilësia dhe bukuria e arritur me Lungomaren të vazhdojë të shtrihet deri tek tuneli. Kjo është faza e dytë. Faza e tretë pastaj është matanë, por në këtë fazë kemi këtë projekt, nga ku mbaron Lungomarja tek tuneli, që do të thotë që këtu duhet të pastrohet çdo gjë dhe se zhvillimi që do t?i sjellë zonës do të jetë spektakolar. Kryeministri gjithashtu inspektoi edhe punimet në shkollën Mynir Xhindi. Ai u njoh nga afër edhe me procesin e shpërndarjes se librave falas. Shefi i qeverise pa nga afër edhe zbatimin e projektit për qendrën historike.