#rtvora
Në 15 vjetorin e themelimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, kryetarja Monika Kryemadhi tha se opozita sot ndodhet jashtë parlamentit sepse sistemi që ka ndërtuar kryeminsitri Rama nuk e mundëson një debat vlerash siç ndodh në çdo vend demokratik.
Kryemadhi: Ne nuk jemi në parlament. Sistemi kriminal dhe oligarkik i Edi Ramës nuk e mundëson një debat vlerash siç ndodh në çdo vend demokratik. Ne kemi bërë sa kemi mundur që ta çmontojmë këtë klikë, që është në pushtet. Ndaj sot nuk mund të pranojmë kurrë që të jemi fasadë e një qeverisje ku mbizotërojnë dëshirat dhe epshet kryeministrore dhe paranojake të një kryeministri të lidhur kokë e këmbë me krimin e organizuar. Ne kemi protestuar fuqishëm. Kemi mundur ti bindim edhe ata shqiptarë skeptikë, që çdo formë proteste është një mënyrë për t'i hequr një gur themelit mafioz të qeverisë, së Rilindjes Rama.
Më tej ajo tha se sa më shpejt të ringrihet e majta që sipas saj u mungon shqiptarëve, aq më të pakta do t'i ketë regjimi fashist ditët në këtë pushtet.
Kryemadhi: Sa më shpejt të ringrihet e majta e munguar aq më të pakta do t'i ketë regjimi fashist ditët në këtë pushtet antipopullor, të cilin ua ka grabitur shqiptarëve, me paratë e krimit të organizuar. Do të ketë më shumë shpresë për shqiptarët.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kryemadhi-ne-nuk-jemi-ne-parlament-sistemi-kriminal-i-rames-nuk-na-mundeson-debat-vlerash
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz